Transmetuar më 10-12-2018, 13:40

Një grua 36 vjeçe e cila kishte vendosur të shihte online virgjërinë e vajzës së saj vetëm 13 vjeçe u dënua me katër vite e gjysmë burg nga gjykata.

Një dënim i cili ka ngjallur shumë diskutime, duke qenë se janë të shumtë ata që e konsiderojnë dënimin si shumë të lehtë, si dhe për shkak të ndikimit që rasti pati në të gjithë botën dhe jo vetëm në Rusi, vend prej nga vjen ngjarja.

Irina Gladkikh, ish-modele e cila punonte dhe si agjente imobiliare dhe eskortë, u arrestua në fillim të këtij viti, pasi koordinoi një takim me një burrë që e njohu online, por që në të vërtetë rezultoi kurth i policisë.

Lajmërimin online, e kishte të shoqëruar edhe një certifikatë mjekësore, ku garantohej virgjëria e vajzës së mitur të gruas.

Në muajin janar Irina, kishte koordinuar një takim në Moskë, duke udhëtuar nga periferia e kryeqytetit rus e vetme, për t’u takuar me një biznesmen, i cili i kishte ofruar 21 mijë euro, për të bërë seks me vajzën e saj 13 vjeçe.

Sapo mbërriti në Moskë, në vendin e takimit, ajo u arrestua nga policia, shkruan noa.al.

Por pozita e Irina Gladkikh u rëndua në gjykatë, ku dhe të premten u dha dënimi, pasi u zbuluan disa fotografi të turpshme të vajzës 13 vjeçe, të cilat shoqëronin publikimin online. Aktualisht vajza e saj jeton me vëllanë dhe gjyshen, ku pas arrestimit të gruas, mori kujdestarinë ligjore të nipërve. /a.y/noa.al