Transmetuar më 10-12-2018, 14:44

Axhenda e ngjeshur e koncerteve të Alban Skënderaj, duket se nuk i lë shumë kohë për familjen, aq sa Miriami dhe e bija ia ndjejnë shumë mungesën.

Ditën e sotme Miriami ka publikuar një fotografi, teksa vogëlushja shihet e ulur në piano.

“Duke mësuar këngët për Krishtlindje, Alban Skënderaj po të presim me mall”, shkruan Miriami.

Këto ditë këngëtarja dhe e bija ndodhen në Gjermani, aty ku Miriami ka dhe familjen e saj.

Vogëlushja Ameli, erdhi në jetë më 28 nëntor 2015 dhe tashmë që i ka mbushur 3 vjeçe, duket se edhe ajo po ndjek gjurmët e prindërve të saj në muzikë. /a.y/noa.al