Transmetuar më 10-12-2018, 17:05

Pas protestave që po mbahen aktualisht paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ironizuar përmes një postimi në ‘Twitter’. Teksa ndahet tek protesta e studentëve, ai shton se studentët nuk duhet të bëhen peng i Kryemadhit dhe Bashës.

“Interesant?Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë?Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës?Jo politikë??”, shkruan Rama.

Protesta paqësore e studentëve në kryeqytet duket se i ka “dhënë zemër” edhe banorëve të qyteteve të tjera të vendit për t’u ngritur në protestë.

Në Shkodër e Kavajë këtë pasdite qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit. Ndërsa në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

Kushtet e vështira ekonomike, çmimi i karburantit, por edhe probleme të tjera janë disa nga arsyet e protestës. Fermerët në Lezhë janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama.

Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave. "S’ka negociata, vetëm vendimmarrje! "/b.l/noa.al/