Transmetuar më 10-12-2018, 18:36

Britania e Madhe mund të mos dalë nga Bashkimi Europian dhe këtë e ka në dorë vetë Londra.

Kjo pasi sot Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur se Britania është e lirë të tërheqë vendimin për t’u larguar nga BE, në mënyrë të njëanshme.

Mbretëria e Bashkuar mund të anulojë Brexit pa miratimin e 27 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.

"Mbretëria e Bashkuar është e lirë të anullojë në mënyrë të njëanshme njoftimin për t’u tërhequr nga BE”, shkruhet në Twitterin e Gjykatës.

Vendimi vjen një ditë para se Dhoma e Përbashkët të votojë për Brexit, ndërsa pritet që shumë deputetë ta refuzojnë marrëveshjen.

Aktivistët anti-Brexit po shpresojnë që fitorja e çështjes ligjore do rrisë shanset që marrëveshja të tërhiqet plotësisht, përmes një referendumi tjetër. /k.k/noa.al/