Transmetuar më 10-12-2018, 20:49

Xhensila Myrtezaj ka publikuar pak minuta më parë një foto krah Pirro Çakos.

Kantautori i njohur dhe këngëtarja e dashur për publikun do të vijnë me një bashkëpunim muzikor që tashmë është drejt finalizimit.

Kënga është kompozuar nga vetë Pirro dhe burime për ‘RevistaWho.Com’ kanë zbuluar se dy emrat e njohur të muzikës do t’i bashkojë një baladë dashurie

Më herët Pirro Çako dhe Xhensila kanë kënduar së bashku në ‘100 vjet muzikë’.

Ata kanë performuar një nga duetet më të famshme të kantautorit që mban emrin ‘Për një çast më ndali zemra’.