Transmetuar më 10-12-2018, 21:12

Siç dhe mund ta keni marrë vesh, gazetarja e njohur që prej shtatorit ka marrë detyrën e Drejtores së Informacionit në televizionin e ri Euronews Albania.

Ende nuk ka filluar transmetimi, por përveç këtij posti të rëndësishëm, Ilva Tare do të ketë edhe emisionin e saj të përditshëm me fokus aktualitetin.

Në një intervistë për Revistën Class, Ilva ka rrëfyer gjithë emocionet që ndjen për punën e re por s’mund t’i “shpëtonte“ edhe një pyetjeje lidhur me bashkëshortin e saj Eduard Selimi.

“Kritikuesi yt më i madh, kush është?” – është pyetur nga Class.

Dhe përgjigja e saj ka qenë: “Eduardi, por ai është edhe mbështetësi im më i madh, gjithashtu.” – duke e përmbledhur shumë bukur gjithë marrëdhënien e tyre.