Transmetuar më 10-12-2018, 21:54

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka deklaruar se nuk tërhiqet nga vendimi e saj për të lënë mandatin e deputetes.

Me një status në Facebook, Hajdari ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike, teksa ka thënë se kjo forcë politike nuk kuptohet nga populli dhe se nuk sheh të ardhme brenda saj.

Në lidhje më këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-demokrati Astrit Patozi i cili nëpërmjet një mesazhi në Facebook, shkruan se "për ata që e kanë pasur serizisht dhe me gjithë shpirt, kur kanë bërtitur prej vitesh "Azem, Azem, ti je gjallë", ja ku e kanë vajzën e tij, Rudinën, dhe le ta ndjekin, me të gjitha ato që ajo beson dhe thotë".

"Për ata që e kanë pasur seriozisht dhe me gjithë shpirt, kur kanë bërtitur prej vitesh "Azem, Azem, ti je gjalllë", ka ardhur dita që dëshira e tyre të plotësohet. Ja ku e kanë vajzën e tij, Rudinën, dhe le ta ndjekin, me të gjitha ato që ajo beson dhe thotë. Ndërsa të tjerët, të cilët kanë bërë sikur për 20 vjet me radhë, aty kanë Lulin. Pa dyshim, që opsion është edhe ai", shkruan Patozi.

Ai vijon më tej në postimin e tij:

"Mendoj se sot ka ardhur dita që secili në Partinë Demokratike të bëjë zgjedhjen e vet të sinqertë, pa u fshehur pas gishtit. Dhe kjo është një fitore tjetër e protestës së studentëve"./a.k/noa.al/