Transmetuar më 10-12-2018, 22:14

Gazetari Blendi Fevziu thotë se protesta e studentëve mund të lëvizë në drejtime të ndryshme, në varësi të përgjigjes që do të marrin të rinjtë.

Në emisionin ‘A’ në News 24, Fevziu theksoi se lëvizja mund të shuhet nëse studentëve u plotësohen kërkesat, por nëse studentët përballen me arrogancën, protesta mund të kthehet në ortek që do të marrë përpara të gjithë klasën politike në Shqipëri.

“Protestat janë të parashikueshme. Lëvizja e ’90 nisi nga djegia e një transformatori dhe solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri.

Asnjëherë nuk kuptohet… Mund të jetë një lëvizje që mund të shuhet nesër nëse u plotësohen kushtet, por mund të jetë një protestë që nëse i kthehesh me arrogancë mund të kthehet në ortek që të marrë përpara të gjithë klasën politike”, theksoi drejtuesi i emisionit ‘Opinion’.