Transmetuar më 10-12-2018, 22:44

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se do t’i bashkohet protestës nëse ftohet nga studentët, që kërkojnë ulje të tarifave të studimit.

Deri tani, protesta është cilësuar si apolitike me studentët qe kërkojnë që kërkesat e tyre të plotësohen në mënyre direket nga Ministria e Arsimit.

“Nëse më thërrasin, jam me ta në rresht”, theksoi kryemadhi duke shtuar se po të ishte në vendin e Edi Ramës, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e studenteve.

“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament. Nga varri do të nxirrnin Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për të votuar”, sqaroi Kryemadhi.