Transmetuar më 10-12-2018, 23:02

I keni blerë shumë lodra fëmijeve duke menduar se po e ndihmoni në zhvillim?

E keni gabim. Këtë e konfirmon një studim i fundit shkencor realizuar në Toledo të Spanjës.

Studimi thotë se prindërit shpesh bëjnë gabim kur blejnë shumë lodra në shtëpi duke menduar se ndihmojnë në këtë mënyrë fëmijën e tyre.

Sipas studimit, lodrat krijojnë një kundërefekt, pasi fëmijët nuk bëhen më krijues, por bien "në gjumë" dhe pastaj duan më shumë.

“Mbani lodrat jashtë fushës së vizionit të fëmijës dhe rregullisht ndërrojini ato.  Sa më pak lodra në dispozicion të fëmijëve”, thanë shkencëtarët./a.k/noa.al/