Transmetuar më 10-12-2018, 23:48

Një student i pranishëm në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, tregoi se është fëmija e dy prindërve të papunë.

Ai u shpreh se nuk trajtohet me asnjë bursë nga Universiteti edhe pse është një student i dhjetës.

Ai tha më tej se babai dhe nëna e tij janë të papunë, por pavarësisht kësaj, falë edhe një ndihme modeste nga e motra, ndjek studimet me rezultate tepër të larta.

Studenti tha se lista e kërkesave të studentëve të publikuar në media nuk është e plotë, pasi mungojnë disa pika.

Në videon e mëposhtme keni deklaratën e tij: