Transmetuar më 11-12-2018, 08:28

Qysh nga momenti i zgjedhjes si President, Ilir Meta i ka shpeshtuar udhëtimet në natyrë, alpe dhe zona të ndryshme turistike, duke promovuar bukuritë e vendit.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të maleve, Meta i fton të gjithë që të mbrojnë dhe promovojnë alpet tona.

Ai i cilëson si një pasuri të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit.

Për të dhënë këtë mesazh ai ka publikuar një fotografi teksa ndodhet majë alpeve dhe bën simbolin e shqiponjës me duar.

“E ‘stolisur’ me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, shkruan Meta. /a.y/noa.al