Transmetuar më 11-12-2018, 08:54

Festivali i muzikës Kënga Magjike, është një prej më të ndjekurve në vend, por edhe një prej më të komentuarve.

Kryesisht kritika ngjall mënyra e votimit, ku këngëtarët votonin këngëtarët dhe u hodhën akuza për klane.

Organizatori dhe prezantuesi i këtij festivali, Ardit Gjebrea tregon se si Kënga Magjike, i ka krijuar krisje me këngëtarët.

“Unë nuk jam menaxher, unë jam artist. Dhe artistët i trajtoj si do doja të më trajtonin ata mua. Si do të doja unë të më trajtonin në koncert. Pa diskutim që ka pasur krisje dhe kam qenë shumë i keqardhur sepse nuk jam mirëkuptuar”, u shpreh Arditi për emisionin “Thumb”.

Ai shtoi se nuk mund të ndikojë dot në votat e këngëtarëve. /a.y/noa.al