Transmetuar më 11-12-2018, 10:30

Një grua nga Fieri e cila prej gjashtë ditësh ishte denoncuar si e zhdukur, është gjetur e vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Rreth orës 19:00 të kësaj të hëne, në plazhin e Ndërnënasit, u gjet e mbytur në breg të detit Liljana Tafa, 56 vjeçe, banuese në Zhupan.

Viktima ishte shpallur në kërkim nga policia pas kallëzimit të bërë nga familjarët se në datën 5 dhjetor ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Nga deklarimet e familjarëve, rezulton se Tafa vuante nga depresioni dhe dyshohet që në kushtet e depresionit është hedhur në lumin Seman.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Bazuar në deklarimet e familjarëve, gruaja vuante nga depresioni prej kohësh.

Ditën që u zhduk ajo kishte dalë për të derdhur plehrat, për mos t’u kthyer më. /a.y/noa.al