Transmetuar më 11-12-2018, 11:04
Foto ilustruese

Vlora është vënë prej kohësh në qendër të kronikës, për shkak të krimeve në këtë zonë por edhe numrit të madh të të zhdukurve.

Gjatë paradites së sotme pikërisht në qytetin bregdetar, është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Më konkretisht, rreth orës 09:30 të kësaj të marte, në lagjen “24 Maji” pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë, trup njeriu.

Paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit, ndërkohë që dyshohet se i përket një mashkulli.

Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. /a.y/noa.al