Transmetuar më 11-12-2018, 11:14

Vihen nën sekuestro pasuritë e Elton Kilës, i njohur ndryshe si Kastriot Kila. Pas kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, për shkak se dyshohen si të krijuara nga krimi, janë sekuestruar pasuritë që kapin vlerën e 70 milionë lekëve të reja.

Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Elbasanit të datës 7 dhjetor:

-Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan

– Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan

– Një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.

– Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekë te reja.

Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale. 37-vjeçari me banim në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, u arrestua në muajin tetor me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Kjo pasi Prokuroria e Pescarës ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombërar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave./a.y/noa.al

I dogjën servisin me makina brenda, kush është pronari i arrestuar pak ditë më parë

Me dy emra, kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar