Transmetuar më 11-12-2018, 11:33

Në vijim të kontrolleve të shtuara në portin e Durrësit, është kapur një kamion në brendësi të të cilit kishte 5 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e së hënës në vijën e dytë, në kabinën e një kamioni kanë gjetur të fshehur lëndë narkotike.

Gjatë peshimit të kryer lënda narkotike e llojit marijuanë, ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë T.H., 31 vjeç, banues në Durrës drejtuesi i kamionit dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H.

Në ngarkim tyre për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim. /a.y/noa.al