Transmetuar më 11-12-2018, 12:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon lidhur me protestën masive të studentëve gjatë kësaj të marte.

Kryedemokrati deklaron se ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.

Basha kërkon që të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10- fish sa në SHBA.

Ai thotë se paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij duhet të investohen në arsim.

“Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”, shkruan Basha.

Më herët Kryeministri Edi Rama i ftoi sërish studentët që të takoheshin dhe dialogonin në mënyrë që ti jepej zgjidhje tetë kërkesave të tyre.

Por pavarësisht se janë njohur me mesazhin e kreut të qeverisë, të rinjtë kanë thirrur në kor “S’ka negociata!”

Të rinjtë pretendojnë se zgjidhja e vetme qëndron në plotësimin e kërkesave, të cilat janë fare të qarta. /a.y/noa.al

Gjimnazistët lënë mësimin, iu bashkohen studentëve në protestë

Edi Rama sfidon studentët protestues: Kam dhe unë 8 pikat e mia për ju

Rama, studentëve: Kjo s’është lojë force! Ju pres për zgjidhje dhe në parlament

Për herë të parë që nga nisja, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Protestës masive të studentëve i bashkohen rrethet, pamjet nga marshimi drejt ministrisë Protesta në Tiranë, studentët ulen në rrugë te “21 Dhjetori”