Transmetuar më 11-12-2018, 13:21

Bashkë me studentët protestues, para ministrisë së Arsimit, janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

Por një veprim befasues ka rënë në sy, teksa disa prej tyre kanë shpërndarë ushqim, dhe më konkretisht panine, të cilat janë ndarë mes të rinjve që prej orësh qëndrojnë në këmbë duke thirrur në kor, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Të rinjve ju janë ofruar sanduiç dhe byrekë, si shenjë mbështetje për vendosmërinë e tyre.

Studentëve protestues iu janë bashkuar edhe të rinj të rretheve të cilët kanë bojkotuar mësimin në universitetet e tyre, ashtu sikundër dhe gjimnazistë të Tiranës.

Ata kanë lënë si afat fundor orën 16.00 të kësaj të marte, ose në të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, deri në grevë urie.

Kërkesat e studentëve

1-Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve. /a.y/noa.al

Gjimnazistët lënë mësimin, iu bashkohen studentëve në protestë

Edi Rama sfidon studentët protestues: Kam dhe unë 8 pikat e mia për ju

Rama, studentëve: Kjo s’është lojë force! Ju pres për zgjidhje dhe në parlament

Për herë të parë që nga nisja, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Protestës masive të studentëve i bashkohen rrethet, pamjet nga marshimi drejt ministrisë Protesta në Tiranë, studentët ulen në rrugë te “21 Dhjetori”

LIVE – Studentët në ditën e 7-të të protestës, sërish tek Ministria e Arsimit kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave !

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 11 décembre 2018