Transmetuar më 11-12-2018, 13:37

U përdhunua dhe u vra në një park, në moshën 14-vjeçare. Është ky fati tragjik i së miturës Viktorija Sokolova, trupi i pajetë i së cilës u gjet nga një kalimtar i rastit më 12 prill në një park, në qytetin anglez të Wolverhampton.

Por lidhur me këtë rast, hetimet kanë zbuluar të reja drithëruese.

Lidhur me vdekjen e vajzës me origjinë nga Lituania, policia shoqëroi një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 16 vjeç, mbi të cilët kishin rënë dyshimet kryesore.

Akuzat për përdhunim ranë mbi 16-vjeçarin, pas mbetjeve të ADN-së në mbathjet e saj.

Por analizat e thelluara bën një zbulim të tmerrshëm, në gjurmët e gjetura u zbulua ADN-ja e Saidas Valantinas, bashkëshorti i ri i nënës së Viktorija dhe për pasojë, njerk i vogëlushes.

Gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet këto ditë, Valantinas, tha se nuk e ka idenë si ka ndodhur një gjë e tillë, shkruan noa.al.

Por pavarësisht deklarimeve të tij, edhe ndaj Saidas kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al

Përdhunohet dhe vritet në moshën 14-vjeçare, abuzohet dhe me kufomën e saj