Transmetuar më 11-12-2018, 13:55

Hyri në kishë, në mes të disa fëmijëve duke bërtitur me të madhe “Babagjyshi nuk ekziston!”

Për këtë arsye një 31-vjeçar amerikan Aaron Urbanski, u arrestua nga policia e Cleburne, një qytezë në Texas gjatë javës që lamë pas.

I riu hyri në kishë gjatë një aktiviteti bamirësie dedikuar fëmijëve të varfër, të cilëve dhuratat u thuhej se ua kishte sjellë Babagjyshi.

Por Aaron, përveçse hyri pa leje në kishë, nisi të bërtiste para të gjithëve, “Babagjyshi nuk ekziston! Pse i lejoni fëmijët tuaj që ta besojnë?”

Në këtë moment shumë nga fëmijët e pranishëm shpërthyen në të qara, shkruan noa.al.

Pavarësisht kërkesës së të pranishmëve në kishë që të largohej, Urbanski nuk u tërhoq, deri sa ndërhyri policia dhe bëri arrestimin e tij. /a.y/noa.al