Transmetuar më 11-12-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Mbetemi nën ndikimin e moti të kthjellët dhe me vranësira të lehta ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor- verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /a.y/noa.al