Transmetuar më 11-12-2018, 16:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve, por edhe protestat paralele që po zhvillon PD në të gjithë vendin.

Teksa studentët në Tiranë presin një përgjigje prej tij për plotësimin e kushteve të shtruara, kryeministri është marrë sërish me opozitën dhe liderin e saj.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet Bashës me fjalët “artist” apo “Astir boja”. Ai ka thënë se Basha maskoi militantët e PD si studentë në mënyrë që të bllokojë rrugët.

"Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja", shkruan Rama.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me protestën e studentëve, këtë herë në Instgram.

“Gjithçka na duhet është tëflasim –  Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”- shkruan Rama në instagram./b.l/noa.al/