Transmetuar më 11-12-2018, 17:04

Trashëgimtaria e Top Channel, Lori Hoxha duket se është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj.

Aktualisht, ajo është zhvendosur në Londër, ku po kryen studimet master dhe shpesh na njeh me stilin e saj luksoz të jetës dhe veshjeve përmes fotove dhe videove.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme ku përmes snapchat-it, ajo ka zbuluar për publikun virtual dy foto të shumë viteve të kaluara, pikërisht në adoleshencën e Lorit, kur ajo ishte jo më shumë se 16 vjeçe.

Në njërën prej tyre Lori shfaqet me të motrën në  London Eye në vitin 2004!

Me kalimin e viteve, sigurisht që trashëgimtarja e pasur e Top Channel ka ndryshuar jo pak. Shohim se në këto foto ajo shfaqet mjaft e imët, por energjike dhe gjithnjë e buzëqeshur./b.l/noa.al/