Transmetuar më 11-12-2018, 17:29

Kanë përfunduar protestat në disa qytete të vendit ku qytetarët bllokuan disa akse rrugore.

Në protestë dolën banorë të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Fierit,  Lezhës, Korçës, Devollit dhe Durrësit.

Situata ishte paksa e vështirë në disa qytete ku protestuesit dogjën edhe goma në rrugë.

Disa protestojnë për çmimin e karburantit, të tjerë janë fermetë.

Ata kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo ditë, ndërsa reagimi i tyre erdhi pas protestave masive të studentëve. /k.k/noa.al/