Transmetuar më 11-12-2018, 18:21

Në ditën e tetë të protestës, studentët janë ndarë në tre grupime të ndryshme duke lënë hapësira për përçarje mes tyre.

Pas orës 16:00 të ditës së sotme, një pjesë e tyre qëndruan te ministria e Arsimit, një tjetër grup te Zogu i Zi dhe një grupim me të tjerë studentë marshuan drejt kryeministrisë.

Për këtë lëvizje të fundit studentët nuk kanë qenë dakord për shkak se i frikeshin konotacionit politik që mund të merrte zhvendosja te godina e ekzekutivit.

Ata refuzuan ndoshta një mundësi që patën për të plotësuar kërkesat e tyre në takimin me kreun e qeverisë, të cilit i dhanë “ultimatum” për të përmbushur kërkesat e tyre.

Mbetet për t’u parë se sa i fortë do jetë zëri i studentëve pas ndarjes në tre grupe. /k.k/noa.al/