Transmetuar më 11-12-2018, 18:53
Kryeministri Edi Rama, thotë se studentët protestues po përballen me presion që ata të mos futen në dialog me qeverinë për tetë kërkesat e tyre.
“Ju mbytën me presionin kundër dialogut se do ju përçaja unë, po tani kush ju përçau?!”, – shtron pyetjen z.Rama, duke aluduar se studentët tashmë janë të përçarë.
“Mos e vrisni mendjen, unë jam me studentët jo me maskat e LSI-PD dhe s’ju lë në baltë”, – vijon z.Rama.
Kurse duke komentuar tetë kërkesat e studentëve, lëshon premtimin: “Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur dialogun, s’ndalemi më”. /noa.al/