Transmetuar më 11-12-2018, 20:47

Protesta e studentëve është përfshirë sonte nga dilemat e vazhdimësisë, pak orë pasi më herët sot skadoi ultimatumi lëshuar qeverisë.

Studentët janë ndarë në tre grupe dhe deklaratat e disa prej tyre në grupe të ndryshme, ishin dukshëm me shqetësim për ndarjen.

Një pjese e studentëve qëndroi para Ministrisë së Arsimit, grupi tjetër bllokoi rrugën dhe trafikun tek Zogu i Zi, ndërsa një pjesë e studenteve shkuan para kryeministrisë.

Aktualisht vazhdon prania e studentëve protestues në këto tre pjesë të kryeqytetit.

Por është e paqartë se cila është strategjia që do të ndjekin studentët.

Përfaqësues të tyre dalin herë pas here dhe kërkojnë që protesta të vazhdojë me prezencën e të gjithëve përpara Kryeministrisë.

Vijon…