Transmetuar më 11-12-2018, 21:18

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka ngjashmëri mes protestës së sotme të studentëve dhe asaj të 28 viteve më parë, që solli rrëzimin e diktaturës.

I ftuar në televizionin A2, Berisha tha se protesta e sotme është një revolucion demokratik, ashtu si atëherë. Ai tregoi edhe premtimin e Azem Hajdarit 28 vite më parë, që e bëri lider të lëvizjes studentore.

Mund të hiqet një paralele?

“Ngjashmëria ekziston mes dy revolucioneve, ai ishte revolucion kundër diktuarës, ky kundër kaklistokracisë, kalists, më i keqi. Çfarë shënon kjo? Le të kthehemi te 10 ditët para. E imagjinonin që do i kishin 100 mijë studentë në rrugët e Shqipërisë? Unë jo. Po çfarë ndodhi? Edhe atherë s’përfytyroja që studentët do ngriheshin në demonstrata. Atëherë u ngritën se erdhi ajo që quhet ‘tipping point’, pika e vlimit. Momenti kur ndryshimet sasiore të vogla grumbullohet dhe japin një ndryshim të madh cilësor. Kështu shpërtheu kundër regjimit në vitin ‘90, kështu shpërthyen kundër kleptokracisë sot”, tha Berisha.

Kush i drejton sot?

“Studentet, asokohe, në një hark kohor të shkurtër prodhuan një lider. Ajo ngjarje, në disa aspekte, është si në epik, si në legjendë. Në datë 8 Alma bendo, një studente, i thotë Adil Çarçanit një gjë që se kisha lexuar kurrë: ‘Une jam femër, por unë s’martohem të bëj fëmijë në vendin tuaj’. Kurse Azem Hajdari u thotë (studentëve): ‘Më besoni mua se u lë peng Kirin dhe Rudinën (fëmijët) dhe me këtë betim, ata e zgjodhën lider’”, tregoi Berisha.

Çfarë është kjo sot?

Asociacion krejtësisht i lirë. S’ka një panel, një president, një kryetar, por ka shkëmbime transversale, është një asociacion i njerëzve të barbarie që s’kërkojnë të bëhen lider, por që kërkojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe mendimin e lire. Është një formë genuinë lirie”, tha Berisha.

I pyetur për reagimin e Rudina Hajdarit, e cila foli për lënie mandati, Berisha tha se “Rudina më kujtoi Azemin”.

Duke u ndaluar te vetingu, Berisha tha se kontrollohet politikisht nga Rama. “Në rrethet gjyqësore ekzistojnë, lista e partisë socialiste dhe lista e zezë, që kush është këtu, pavarësisht çdo gjëje, digjet”.