Transmetuar më 12-12-2018, 00:31

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar në emisionin ‘Opinion’ rastin e një student i cili shkonte në universitet nëpërmjet ndihmës së bursës.

Fevziu u shpreh se studenti i kishte rrëfyer në privatësi një natë më parë se personi që i rimburson bursën i kërkon studentit rryshfet 15% të saj.

Fevziu i indinjuar u shpreh me gjuhë të ashpër ndaj punonjësit:

“Më tha në një gjysmë privatësie sepse nuk donte të shprehej, edhe për arsye të kthehej në një problem, më thotë personi që duhet t’i disbursojë bursën i kërkon 15 përqind të bursës për t’i dhënë bursën. S’mbetet asnjë fjalë ti them vetëm mos i gëzoftë ato 60 mijë lekë që merr nga bursa e një studenti që paguhet 450 mijë lekë dhe nuk ka asnjë prind në punë. Dhe jam i sigurt që raste të tjera mund të ketë sa të duash lart e poshtë”.