Transmetuar më 12-12-2018, 08:40

Brenda një viti ajo arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, pas martesës së saj me princin Harry të Anglisë.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është personi më i kërkuar i vitit në Google në Britaninë e Madhe.

Pas martesës së bujshme dhe turit që e pasoi atë, Meghan u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, kur lajmëroi shtatzëninë.

Markle pritet që ta bëjë princin Harry baba për herë të parë në muajin prill.

Ndërkohë pas saj emri i dytë më i kërkuar është ai i aktores Roxanne Pallett, i ndjekur nga prezantuesi i Big Brother në Britani, Ryan Thomas. /a.y/noa.al