Transmetuar më 12-12-2018, 10:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon lidhur me procedimin penal ndaj 25 protestuesve.

Basha thotë se kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht.

“Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë. Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve”, shkruan Basha.

Mes personave të proceduar bën pjesë edhe këngëtari Robert Aliaj dhe profesori Edmond Tupe, të cilët ju kanë dalë në krahë të rinjve.

Personat e proceduar, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës janë, Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, Gaetano Doci, Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonaj (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, procedohet këngëtari i njohur dhe 24 të tjerë