Transmetuar më 12-12-2018, 10:25

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet, në zonën e Kopshtit Botanik.

Mësohet se një makinë ka shpërthyer në flakë, duke krijuar panik përreth.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Më konkretisht në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.

Aktualisht po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al