Transmetuar më 12-12-2018, 11:06

Djali i moderatores së njohur Bora Zemani, Arbori i vogël mbush sot 4 vjeç.

Me këtë rast mami Bora, ka publikuar një fotografi të tyre, me tortën para, teksa në sfond duket pema e festave të fundvitit.

Ajo ka bërë një urim emocionues për të birin, duke shkruar, “Fiks para katër vitesh erdhe në botën time! 12/12/2014. Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot me fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all! E bekuar”.

Bora është një mama e divorcuar, pas ndarjes nga babai i të birit DJ i njohur Vin Veli.

Por duket se mëmësia nuk e ka penguar në profesionin e saj, duke njohur suksese veçse në rritje, ndërsa së fundmi prezantoi edhe Këngën Magjike. /a.y/noa.al