Transmetuar më 12-12-2018, 11:21

Ndërsa studentët janë ndarë në dy grupe ku një pjesë protestojnë para ministrisë së Arsimit dhe një pjesë para Kryeministrisë, Edi Rama ka mbledhur qeverinë.

Ashtu si çdo të mërkurë edhe sot, Rama ka mbledhur ministrat për marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Megjithatë nuk dihet nëse mes tyre do të ketë edhe vendime që prekin kërkesat e studentëve protestues.

Nga ana e tyre studentët mohojnë dialogun dhe negociatat, duke thënë se mjafton të plotësohen tetë kërkesat dhe zgjidhja është e gjetur.

Më herët duke iu drejtuar studentëve, Rama tha, “Gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë vetëm së bashku, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë”. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, Rama: Gjithçka na duhet, është të ulemi! S’kam asnjë kusht