Transmetuar më 12-12-2018, 11:56

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje e sipër, duke bërë që të shkrumbohet e gjitha.

Bëhet fjalë për një makinë “Ford Fiesta”, e cila u përfshi nga zjarri teksa ecte në aksin rrugor Fier-Patos.

Më konkretisht në afërsi të fshatit Mbyet, mjeti u dogj i gjithi.

Por fatmirësisht katër personat që udhëtonin me të, shpëtuan pa lëndime, duke zbritur menjëherë sapo pikasën flakët.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit, por mjeti ishte djegur i gjithi.

Aktualisht po hetohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, teksa paraprakisht dyshohet për një defekt në mjet. /a.y/noa.al