Transmetuar më 12-12-2018, 13:00

Modelja e njohur Kendall Jenner, sa po ka shënuar një rekord të lakmueshëm në Instagram, duke numëruar 100 milionë ndjekës.

Dhe si festoi modelja? Duke u zhveshur!

Teksa këtë të hënë mori pjesë në aktivitetin e modës në Londër, British Fashion Awards, modelja provokoi keqaz me transparencën e fustanit.

Kendall, zgjodhi një fustan të gjatë të përbërë nga perla të vogla të florinjta, por që transparenca e tij e tregonte thuajse të zhveshur.

Kjo pasi mbathjet dukeshin vetëm në pjesën e përparme, ndërsa pas gjithçka dukej lirisht, për shkak të tangave të saj.

Në fotogaleri, mund të shihni pamjet nga kjo paraqitje e modeles. /a.y/noa.al