Transmetuar më 12-12-2018, 13:11

Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të Kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për tetë kërkesat e tyre.

Por krahas pikave të renditura prej ditësh, të rinjtë kërkojnë që të hiqen procedimet penale për 25 personat që po hetohen për tubim të jashtëligjshëm.

Studentët kanë paralajmëruar që ditën e nesërme, protesta të zhvendoset para parlamentit, aty ku dhe do të mbahet seanca parlamentare e së enjtes.

Sakaq sot, të rinjtë janë ndarë në dy grupe, para ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Personat e proceduar, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës janë, Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, Gaetano Doci, Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonaj (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, procedohet këngëtari i njohur dhe 24 të tjerë