Transmetuar më 12-12-2018, 13:28

Shpërfytyron me dhjetëra paciente me produkte ilegale të cilat synonin përmirësimin e pamjes së tyre, duke bërë që një kirurg plastik të vihet nën akuzë.

Janë me dhjetëra pacientet që kanë denoncuar doktor Wesley Murakami, i cili ka kryer ndërhyrjet në fytyrën e tyre, duke injektuar sasi të mëdha dhe të jashtëligjshme filleri.

Rreth 40 persona kanë deklaruar se kanë paguar me mijëra euro, për të përmirësuar pamjen e tyre, por prej ndërhyrjes kanë dalë të shkatërruara.

Mjeku premtonte përmirësime të pamjes së pacientëve, për zhdukjen e puçrrave dhe defekteve në lëkurë, në klinikën e Goiania, në veriperëndim të Brazilit.

Mjeku i ndiqte procedurat, duke përdorur një material sintetik të paligjshëm.

Ndërkohë pacientët kanë publikuar edhe pamjet e shenjave në fytyrë, duke treguar se ka paguar mbi 2 mijë euro dhe se presin dëmshpërblim. /a.y/noa.al