Transmetuar më 12-12-2018, 13:44

Ulërimat e vajzës në monitorin që ndodhej në dhomën e fëmijës dhe më pas heshtje. Ben, babai i vogëlushes Josephina Bulubenchi, nuk pati kohë që të ndalonte dorën gjakatare të kunatit, i cili i vrau të bijën vetëm 3 vjeçe.

Vogëlushja u vra nga daja Emanuel Flutur, 33 vjeç, në shtëpinë e tyure në Clinton County, të Kentucky (SHBA).

Krimi i rëndë u shënua gjatë së dielës më 9 dhjetor, ku 33-vjeçari e theri mbesën me thikë, duke e lënë të gjakosur.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak orë më vonë.

Babai nxitoi në dhomën e gjumit, kur dëgjoi britmat, por ishte shumë vonë, kunati e kishte bërë gjëmën. Josephina, ishte më e vogla e tetë fëmijëve, ndërsa daja jetonte me të motrën, burrin e saj dhe familjen.

Flutur u arrestua nën akuzën e vrasjes, por nuk ka pranuar të flasë lidhur me arsyet e krimit, shkruan noa.al.

Në rrjetin social Facebook, në faqen e përbashkët, prindërit e Josephina publikuan një fotografi të saj, ku shihen duke i mbajtur dorën vogëlushes, teksa lëngon në shtratin e spitalit. /a.y/noa.al