Transmetuar më 12-12-2018, 13:58

I dha fund jetës në moshën 9-vjeçare, pasi ishte tallur nga disa shok të saj, vetëm sepe kishte një shok të bardhë.

Është ky denoncimi i bërë nga Jasmine Adams, nëna e McKenzie, vogëlushes amerikane e cila i dha fund jetës më 3 dhjetor në shtëpinë e saj, në Linden të Alabama.

Trupi i saj i pajetë u gjet nga gjyshja, ku vogëlushja kishte vrarë veten.

“Gjithçka nisi në Jones Elementary School të Demopolis. Tallej nga shokët e klasës sepse kalonte shumë kohë me një shokun e saj të bardhë. I thoshin se më mirë të vriste veten dhe se nuk do të bëhej kurrë e bardhë vetëm se kishte një shok të bardhë dhe se ishte e shëmtuar dhe nuk meritonte të jetonte”, tregon Jasmine.

Ajo shton se vajza fliste shumë me të dhe se i tregonte për mënyrën se si trajtohej në klasë, ndërsa shpreh zhgënjimin për sistemin shkollor, për të cilin thotë se nuk i dëgjoi kurrë kërkesat e saj për ndihmë.

“Mendova se mund t’iu besoja mësuesve, por nuk bën asgjë. Një pjesë e problemeve të saj vinin prej talljeve në shkollë. Kur ajo vinte në klasë, shokët e tallnin duke i thënë se ishte e shëmtuar dhe se nuk do zbukurohej kurrë duke ndenjur me një shok të bardhë. Vajza ime vdiq se ishte viktimë e bullizmit”, tregon gruaja, shkruan noa.al.

Ndërkohë shkolla Jones Elementary School, në një deklaratë mbi ngjarjen shpreh trishtim dhe dhimbje. Ndërkohë hetimet për të zbardhur shkaqet që e shtynë të miturën në flijim, janë ende në vijim./a.y/noa.al