Transmetuar më 12-12-2018, 15:27

Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta.

Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Me thirrjet "Rezistenca nuk ndalet", studentët protestojne me fletë te bardha, libra, vuvuzela, dhe bilbila.

Nga kryeministria studentët i bënë thirrje Ambasadave të SHBA dhe BE të mbështesin protestën, ndërsa i drejtohen Ramës se ai është kryeministër sepse e kanë zgjeedhur ata në krye sepse sipas tyre ai I premtoi se ishte e ardhmja.

“Mos na detyro të urrejmë vendin tim. Çfarë po bën me Shqipërinë. Çfarë po i jep ti sistemit arsimor? A e dini pse nuk kanë bërë negociata studentët?  Jo për të tretuar se nuk dinë të dialogojnë, por për të treguar se protesta është e pastër dhe unike. Ju ishit e ardhmja, sa shpresa patëm dhe sa u zhgënjyem. Përse nuk japin dorëheqjen ministrat tuaj me tendera korruptivë 30 milionë euro”, shprehen studentët.

Ata nuk pranojnë të quhen të përçarë meqë janë vendosur para dy institucioneve. "Pse duhet të këtë bashkim, kur jemi të ndarë në dy pika. Kryefjala, 8 pika, dy sheshe, 1 kauzë, jemi për një kauzë të përbashkët" tha një student.

Ata vijojnë të nënvizojnë se protesta e tyre është apolitike. Për të dytën herë sot Kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale i fton studentët të flasin, por ata i kërkojnë më parë të firmosi VKM-të për 8 kërkesat e tyre. /b.l/noa.al/