Transmetuar më 12-12-2018, 18:37

Një ditë pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë zgjedhur sot edhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në radhët e gjykatave të shkallëve të para janë zgjedhur Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda, Blunilda Kadi, gjyqtare e Tiranës dhe automatikisht Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, si e vetmja garuese për rrethet.

Nga Gjykata e Lartë zgjidhet automatikisht Medi Bici, pasi është kandidat i vetëm.

Ndërsa nga Gjykatat e Apeleve, zgjidhet automatikisht Brikena Ukperaj, nga Gjykata e Apelit Vlorë, pasi është e vetmja garuese nga gjykatat e rretheve. Gara për një vend është mes Ilir Toskës dhe Nertina Kosovës.

Më herët janë zgjedhur 6 anëtarë jo gjyqtarë.

Kandaidatët

Nga Gjykata e Lartë:

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.