Transmetuar më 12-12-2018, 21:06

Të shumta kane qenë reagimet pas lajmit për procedim penal për pedagogun Edmond Tupja.

Një reagim në lidhje me këtë gjë ka bërë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani.

Harasani e ka cilësuar qesharak procedimin e akademikut Edmond Tupja nga policia, pasi mori pjesë në protestën e studentëve.

Në një status në ‘Facebook’, ai shkruan:

“Dhe Edmond Tupen e nxorrët armik? Qesharake deri ne dhimbje! Injorante deri ne pafundësi”.

Më herët, edhe ish-deputeti socialist i qarkut të Fierit, Nazmir Bilani u shpreh se është gati të shkojë në burg në vend të Edmond Tupes./a.k/noa.al/