Transmetuar më 12-12-2018, 22:53

Studentët vijojnë protestën maratonë para Ministrisë së Arsimit por edhe para Kryeministrisë, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, mes të cilave janë: Ulja e tarifës së studimit, heqja e tarifës shtesë, përmirësimi i kushteve në konvikte, etj.

Entuziazmi i studentëve është shtuar mbrëmjen e sotme, kur është komunikuar për ta dorëheqja e pedagogut të Arkitekturës, Thanus Nushi, i cili ishte një ndër pedagogët e nxjerrë në pankarta, i cilësuar edhe si ‘il padrino’, dhe akuzohej se kërkonte favore seksuale në këmbim të notës.

Por nëpër rrjetet sociale shprehen se vetëm Thanas Nushi nuk mjafton, duhen plotësuar 8 kërkesat.

“Faxweb.al” ka arritur të sigurojë videon në fjalë.

Pankarta shoqërohet me shkrimin: “Ti vajzë do e marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua.”

Më poshtë videon nga momenti kur studentëve u komunikohet dorëheqja e tij: