Transmetuar më 13-12-2018, 07:29

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Athinë.

Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Kritis”, mes shesheve “Karaiskaqi” dhe “Omonia”.

Viktima është një 44-vjeçar nga Fieri, baba i tre fëmijëve.

Mësohet se ai kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Athinë, ndërsa në momentin e ekzekutimit ndodhej në një lokal.

Shqiptari, baba i tre fëmijëve, i cili njihej edhe si biznesmen që merrej me rritjen e peshkut, u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor dhe me kaska në kokë.

Ishin të shtënat e breshërisë së automatikut, ato që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për përplasje mes bandave, për shkak se zona ku ndodhi krimi, është mjaft e njohur për aktivitetin kriminal. /a.y/noa.al