Transmetuar më 13-12-2018, 08:43

Katër persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Turqi.

Gjithçka si pasojë e shembjes së një ure, e cila përfundoi në një tren që ecte me shpejtësi të madhe në Ankara.

Ura e shembur u përplas mbi lokomotiva, duke shkaktuar bilancin tragjik.

Treni ishte nisur nga Ankaraja, drejt qytetit të Konya, në momentin që ndodhi aksidenti, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit, teksa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al