Transmetuar më 13-12-2018, 10:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, jep një njoftim të rëndësishëm lidhur me gjithë ata që janë përzgjedhur nga lotaria.

Nëpërmjet njoftimit bëhet me dije se janë ndryshuar proceduarat.

Sqarohet se një muaj para se çështja të bëhet gati për intervistë, do ju dërgohet një email ku kërkohen dokumentet civile.

“Jeni i përzgjedhur për Programin e Lotarisë DV2019? KÇ ka ndryshuar procedurat- rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KÇ do t’ju dërgojë një email që ju kërkon të dërgoni me email dokumentet tuaja civile.

Nëse ju nuk i dërgoni ato, KÇ nuk do t’ju caktojë një datë interviste. Mos e humbni shansin tuaj! Pyet Anën”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al