Transmetuar më 13-12-2018, 11:41

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli në një komunikim me mediat pas rrëzimit në parlament të dy amendimeve të partisë së drejtuar prej saj, nëpërmjet të cilave pretendohej dhënia zgjidhje e kërkesave të studentëve protestues.

Duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Kryemadhi tha se ai tregoi se i urren të rinjtë.

“Unë e para dhe të gjithë te tjerët po kuptojmë që ti je armiku i popullit. Ti u ke grabitur djersën, shkollën, bukën. Ti që erdhe si shpëtimtar, nuk paske qenë rilindja shpëtimtare por rilindja e fatkeqësisë. Kur hyre në politike u fshehe pas emrit tim si hije e errët, por do të ikësh si kufomë politike po prapë pas emrit tim si hije e errët”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo denoncoi një tjetër aferë siç e quajti, kur tha se pret me padurim aferën e fundit, se si në xhep ka futur 30 milionë euro në një ditë.

“Do ketë prapë e prapë dokumente vetëm në një kompani nafte ka marrë 60 milionë euro. Dhe jo 5 %, por 10 % të buxhetit t’i mund t’ua japësh studentëve. Me zi pres që Byroja e Hetimit, të nisë punën me aferën tënde, lista të nisë me emrin tënd të Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros”, deklaroi Kryemadhi. /a.y/noa.al

“Studentët”, Rama: Protesta i dha shuplakë qeverisë, grusht opozitës! Zgjidhja vetëm dialogu