Transmetuar më 13-12-2018, 15:48

Limoni duhet të jetë patjetër pjesë e dietës tuaj, duke ditur vetitë e tij shëruese dhe parandaluese ndaj sëmundjeve të zakonshme, siç janë ato të zemrës, zorrës së trashë apo edhe gjendjes shëndetësore më të aktualizuar në botë – obezitetin.

Përveç sasive të mëdha të vitaminës C, limonët përmbajnë riboflavin, tiaminë, hekurin, magnezin, acid pantotenik, fibër, vitaminë B6, kalium, bakër, kalcium dhe folatë.

Para së gjithash, është e rëndësishme t’i kuptojmë vetitë e limonit dhe të mirat që sjellë ai në organizmin tonë. T’i ndjekim ato më poshtë.

– Limonët përmirësojnë sistemin e tretjes

– Ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme

– Ndihmojnë në humbjen e peshës

– Parandalojnë krijimin e gurëve në veshka

– Mbron zemrën nga sëmundjet

– Ndihmon të rritet imuniteti në organizëm./b.l/noa.al/